Përkthim i noterizuar gjermanisht – shqip
Përkthejmë dokumente nga gjermanishtja në shqip dhe nga shqipja në gjermanisht, me noterizim në Shqipëri dhe, kur kërkohet, me Apostille ose legalizim për përdorim në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Gjermania kërkon përkthime të sakta për programet e punës, njohjen e kualifikimeve profesionale (p.sh. infermieri, mjekësi, zanate) dhe studimet – përkthejmë diploma, lista notash, vërtetime pune dhe dokumente vize.
Dokumentet që përkthejmë
- Certifikata lindjeje, martese dhe familjare
- Dëshmi penaliteti
- Diploma dhe lista notash
- Vendime gjykate
- Prokura dhe akte noteriale
- Kontrata dhe dokumente tregtare
- Dokumente mjekësore
- Leje drejtimi dhe dokumente identiteti
Për përdorim në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Për dokumentet shqiptare që do të përdoren në këto vende, zakonisht mjafton vula Apostille – mbi origjinalin dhe, sipas rastit, edhe mbi përkthimin.
Përkthejmë edhe kombinime pa shqip, p.sh. gjermanisht–anglisht ose gjermanisht–italisht, si dhe interpretim gojor në këtë gjuhë.
Gjuhë të tjera
Kërkoni një ofertë falas
Çmimet ndryshojnë sipas dokumentit, gjuhës dhe vendit ku do të përdoret. Plotësoni formularin, bashkëngjitni një foto ose skanim dhe ju përgjigjemi me ofertë të saktë – pa detyrim.